Policia bën të ditur se njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë, vazhdon punën e pa ndërprerë në rregullim të komunikacionit dhe parandalim të aksidenteve, e gjithë kjo bazuar punën dhe aktivitetit të vetë ditor por edhe në implementim të ligjit dhe planeve operative në fuqi.
Çdo veprim në kundërshtim me ligjin, natyrisht që do të pasojnë edhe sanksionet që janë të përshkruara në ligjin për rregullim të komunikacionit.
Andaj Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë, duke shikuar se këto ditë është shtuar numri i automjeteve në rrugët e vendit, apelon tek vozitësit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, si dhe të respektojnë shenjat gjegjësisht rregullat në komunikacion, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






