Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se Kuvendi miratoi vendimi për themelimin e kolegjit të parë publik IBCM me programe 100% me akreditim ndërkombëtar dhe ligjërim në gjuhën angleze.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se rreth 15 milionë vlerë asete nga investimet shtetërore dhe ndërkombëtare i kalojnë shtetit të Kosovës, ky kolegj, shtrihet në dy kampuse, në Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut duke përfshirë komunitete të ndryshme në Kosovë.
Procesi i themelimit dhe të gjitha veprimet e tjera drejt funksionalizimit të këtij institucioni, do të udhëhiqen nga këshilli iniciues i themeluar nga MASHTI.
Falenderoj të gjithë anëtarët e grupit prunes, partnerët tanë dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë proces ashtu si dhe deputetët për kontributin dhe votën e tyre.






