Policia e stacionit në Shtime në bashkëpunim me komunën e Shtimës realizoi një fushatë sensibilizuese për parkingjet e parregullta, që u mbajt në Shtime.
Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i drejtuesve të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, për parandalimin e kundërvatjeve në komunikacion, parkingjet e parregullta, bllokimin e trotuarëve, bllokimin e shtigjeve të biçiletave, hapsirave tjera publike dhe kujdesin ndaj këmbësorëve. Policia me këtë rast shpërndau edhe disa fletëpalosje me disa porosi për shoferët.
Ishte kjo edhe një përpjekje e policisë që të ndërgjegjësojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, me theks të veçant që drejtuesit e automjeteve mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt dhe të shtojnë kujdesin ndaj këmbësorëve.
Pas kësaj fushate, veç vërejtjeve policore, policia e stacionit në Shtime për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët parkojnë automjetet e tyre në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit, do të vendos në xhamin e secilit automjet, njoftimin për paraqtije të obligueshme në stacionin e policisë dhe shoferit do ti shqitohet gjoba, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






