Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK: Free Pres Unlimited dhuron mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri

Kor 12, 2023

Organizata Free Press Unlimited – FPU, me iniciativën dhe ndërmjetësimin e Zyrtares Ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, i ka dhënë donacion AGK-së, mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë në terren ku rrezikohet siguria e tyre fizike.

Pjesa e parë e këtij donacioni që përmban 14 jelekë antiplumb, 16 helmeta dhe 17 pako për ndihmë të parë, është pranuar sot nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari. Teksa pritet që brenda muajit të arrijë edhe pjesa e dytë e këtyre mjeteve.

Shpërndarja e pajisjeve mbrojtëse për mediet do të bëhet duke marrë parasysh nivelet e rrezikut në vend.

Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në koordinim me ECPMF-në dhe FPU, do të bëjë shpërndarjen e jelekëve me mbishkrimin PRESS për mediet qendrore dhe lokale, të cilat raportojnë nga veriu i vendit, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM