Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Oficeri i FSK-së arrin rezultate të larta në kursin “Ranger Course” në SHBA

Kor 20, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në mesin e 250 ushtarakëve aplikant, oficeri i FSK-së, Toger Ylli Dalladaku, ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se kursi “Ranger” përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.

 

Paraprakisht, oficeri i FSK-së ka diplomuar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë.

 

Toger Dalladaku do të vazhdojë shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të transmetoj njohuritë e fituara nga ky kurs tek pjesëtarët e FSK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM