Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës

Tet 9, 2023

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, ka arrestuar një person në kërkim.

Njësia FAST-Kosova, në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane, dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale.

Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM