Në Rajonin e Prishtinës, po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik.
Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, krahas planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik, ka filluar implementimin e planit për kontroll ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve dhe mallrave, sipas programit evropian Roadpol.
Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.
Policia bënë të ditur se deri tani janë gjobitur 12 kundërvajtës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






